TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur 17 vende të lira pune për pozicionin “inspektor” në drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në terren.
Në faqen online të administratës tatimore janë publikuar pozicionet e punës, për të cilët do të konkurrojnë të interesuarit, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar.
Sipas DPT-së, afati për dorëzimin e dokumenteve është data 10 qershor 2020. Të gjithë të interesuarit dokumentacionin e kërkuar duhet ta dorëzojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Pas datës 17 qershor kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.
Hapja e procedurës për konkurrim në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror bëhet për grupin e pozicioneve:
– 10 (dhjetë) pozicione Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kategoria e pagës III-b.
– 1 (një) pozicionin Inspektor, në Sektorin e Koordinimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kategoria e pagës III-b.
– 4 (katër) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, kategoria e pagës IV-a.
– 2 (dy) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria e pagës IV-a.
/a.gjonaj/ /a.g//r.e/






















