Ballina Bota

PRAGË – Republika Çeke dhe Sllovakia rihapin kufijtë e përbashkët

PRAGË, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Republika Çeke dhe Sllovakia do të heqin kufizimet e udhëtimit me njëra tjetrën duke nisur nga e enjtja, njoftoi sot kryeministri sllovak, Igor Matoviç, gjatë një vizitë në Pragë.

Praga dhe Bratislava i mbyllën kufijtë në mes të marsit, si një kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit. Deri më tani, sllovakët dhe çekët mund ta vizitonin vendin përkatës fqinj deri në 48 orë.

“Po rikthejmë Çekosllovakinë duke lejuar lirinë e plotë të lëvizjes midis Sllovakisë dhe Republikës Çeke”, shpjegoi politikani konservator.

Gjithashtu nga 15 qershori, Republika Çeke planifikon të lejojë hyrjen e turistëve nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, pa qenë e nevojshme që këta të fundit të paraqesin rezultate negative të testit të koronavirusit.

Nga ana e saj, Sllovakia po qëndron disi më e kujdesshme lidhur me lehtësimin e kufizimeve kufitare./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimi në e-Albania për stacionet e plazhit, qytetarët do shijojnë rërën e detin pa detyrimin për të paguar për shezlongë
Artikulli tjetërBalla uron Hotin dhe LDK-në: Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit