RIGA, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Estonia dhe Lituania i hapën sot kufijtë edhe për vizitorë nga vendet e tjera europiane, që kanë arritur të ulin numrin e rasteve me koronavirusin e ri.
“Vendet me shkallë infeksioni deri në 15 raste për 100 000 banorë nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes. Kjo vlen për rreth 24 vende”, njoftuan Ministritë e Jashtme të Estonisë dhe Lituanisë.
Rregulloret e reja të udhëtimit nënkuptojnë se shtetasit nga vendet e BE-së, zonës Shengen dhe Britanisë së Madhe mund të udhëtojnë në të dy shtetet.
Qytetarët në të dy shtetet gëzojnë liri më të mëdha sociale, pasi u lehtësuan kufizimet për ngjarjet publike dhe u zgjatën fashat orare për kafenetë, baret dhe restorantet./ /sara/






















