Agjencia Telegrafike Shqiptare

RIGA – Estonia dhe Lituania hapin kufijtë

RIGA, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Estonia dhe Lituania i hapën sot  kufijtë edhe për vizitorë nga vendet e tjera europiane, që kanë arritur të ulin numrin e rasteve me koronavirusin e ri.

“Vendet me shkallë infeksioni deri në 15 raste për 100 000 banorë nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes. Kjo vlen për rreth 24 vende”, njoftuan Ministritë e Jashtme të Estonisë dhe Lituanisë.

Rregulloret e reja të udhëtimit nënkuptojnë se shtetasit nga vendet e BE-së, zonës Shengen dhe Britanisë së Madhe mund të udhëtojnë në të dy shtetet.

Qytetarët në të dy shtetet gëzojnë liri më të mëdha sociale, pasi u lehtësuan kufizimet për ngjarjet publike dhe u zgjatën fashat orare për kafenetë, baret dhe restorantet./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version