Ballina Bota

SHBA – Trump shtyn samitin e G7-s

UASHINGTON, 31 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të shtyjë samitin e G7-s në shtator dhe se po planifikon të ftojë në këtë samit edhe vende joanëtare si Rusia, Koreja e Jugut, Australia dhe India.

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të nga Florida për në Uashington se G7-a, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në fund të qershorit në Camp David, është një “grup shumë i vjetëruar vendesh” dhe se ”nuk përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë”.

Takimi zakonisht mbledh së bashku liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe SHBA-së.

Rusia u përjashtua nga G8-a pesë vjet më parë si ndëshkim për aneksimin e rajonit fqinj të Krimesë.

Alyssa Farah, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, tha se samiti i G7 do të bashkojë aleatët tradicionalë për të biseduar rreth trajtimit të së ardhmes së Kinës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma Zgjedhore/Diskutimet në Këshillin Politik për implementimin e teknologjisë dhe administratën zgjedhore
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 31 maj 2020