Ballina Bota

RIAD – Arabia Saudite rihap xhaminë e shenjtë të Medinës

RIAD, 31 maj /ATSH-DPA-SPA/ – Arabia Saudite njoftoi se sot do të rihapë gradualisht xhaminë e profetit Muhamet në qytetin e Medinës, një nga dy vendet më të shenjta të Islamit, dy muaj pasi u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një agjenci shtetërore e ngarkuar për xhamitë tha se faljet do të lejohen në 40% të kapacitetit të saj, mes masave të rrepta.

Në mars, frika për përhapjen e koronavirusit bëri që autoritetet saudite të ndalonin hyrjen në xhaminë e profetit Muhamet dhe Xhaminë e Madhe në qytetin e Mekës.

Xhamia e Madhe në Mekë konsiderohet si vendi më i shenjtë në Islam drejt së cilës myslimanët e të gjithë botëns drejtojnë faljet e tyre të përditshme.

Miliona myslimanë udhëtojnë në Arabinë Saudite çdo vit për të kryer haxhin e vogël, që mund të ndërmerret në çdo kohë gjatë vitit.

”Megjithatë, bizneset ku distanca fizike nuk mund të arrihet, si parukierët, klubet dhe kinematë, do të qëndrojnë të mbyllura”, tha Ministria e Brendshme saudite, në një deklaratë të botuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArkitektura befasuese e ish-Shtëpisë Rumune, një arsye më shumë për të vizituar Korçën
Artikulli tjetër“Shqipëria e ka nisur negociimin me BE me procesin screening”, Cakaj: Reforma Zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare