TIRANE, 30 maj /ATSH/ -Shërbimi Meteorlogjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.
Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/25 | Diell shi |
Kukës | 10/20 | Diell shi |
Lezhë | 12/24 | Diell shi |
Dibër | 8/20 | Diell shi |
Durrës | 12/23 | Diell shi |
Tiranë | 13/25 | Diell shi |
Elbasan | 11/24 | Diell shi |
Berat | 10/25 | Diell shi |
Vlorë | 12/24 | Diell shi |
Korçë | 7/18 | Diell shi |
Gjirokastër | 7/23 | Diell shi |
Sarandë | 12/24 | Diell shi |
/e.m/