Ballina Bota

MV – Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme me 14 ditë

SHKUP, 30 maj /ATSH-MIA/ – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski njoftoi për një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme me 14 ditë dhe do të hyjë në fuqi që nesër.

“Duke patur parasysh zhvillimet e fundit dhe rritjen e numrit të të infektuarve dhe viktimave, gjatë ditës së sotme do të shpall zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 14 ditë”, deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se ky vendim ka për qëllim t’i mundësojë qeverisë dhe institucioneve mënyrë efikase të përballimit të sfidave shëndetësore dhe ekonomike lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Pendarovski theksoi se kjo nuk duhet parë në lidhje me procesin zgjedhor ose datën e zgjedhjeve parlamentare./ /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: SHBA të rishikojë vendimin për tërheqjen nga OBSH-ja
Artikulli tjetërBashkia Maliq, 6% të buxhetit për familjet në nevojë