TOKIO, 28 maj /ATSH-DPA/ – Numri i automjeteve të shitura në të gjithë botën nga “Toyota Motor Co.” pësoi rënie me 45,3% në prill, në 472 703 njësi, për shkak të reduktimit të aktivitetit ekonomik gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi kompania japoneze.
Numri i makinave të prodhuara globalisht nga grupi Toyota, duke përfshirë “Daihatsu Motor” dhe “Hino Motors”, ra në 51,1% në 445 014, sipas një raporti.
Grupi pret që shitjet globale të automjeteve për vitin aktual financiar të pësojnë një rënie me 14,9% në 8,9 milionë njësi.
Të ardhurat e kompanisë për vitin që përfundon në mars 2021, do të bien me 79,5% në 500 miliardë jen (4,6 miliardë dollarë) për shkak të pandemisë.
”Toyota” ndaloi prodhimin e automjeteve në shumë pjesë të botës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kompania rifilloi operacionet në Kinë në fund të marsit, ndërsa gradualisht rifilloi prodhimin edhe në disa vende të tjera./ /sara/ a.jor.












