UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ – Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump kërkon të shesë sërish armë në Arabinë Saudite, një vit pas një megakontrate të nënshkruar pas kundërshtimit të Kongresit, njoftoi sot një senator me influencë.
“Aktualisht, administrata po përpiqet t’i shesë mijëra bomba precize shtesë princit trashëgimtar, Mohamed bin Salman”, theksoi senatori i Nju Xhersit, në një artikull të publikuar në faqen e CNN.
“Qeveria dëshiron të mbyllë këto shitje, detajet e së cilës ende nuk janë bërë publike, ndërsa sauditët shprehen se dëshirojnë t’i japin fund luftës së tyre në Jemen”, shtoi ai.
Menendez, numri dy në komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, kujtoi se një plan i mëparshëm për të shitur armë të ndryshme në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për një total prej tetë miliardë dollarësh, ishte bllokuar nga Kongresi pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi./ /ec/























