Ballina Aktualitet

Basha: T’i japim fund tenderave sekretë dhe t’i kthejmë ato në pagesa direkt për konsumatorët dhe njerëzit në nevojë

TIRANË, 26 maj /ATSH – I. Vata/ “Qeveria, në vend që të ishte në krah të biznesit, të familjeve në nevojë, i ka braktisur në mëshirë të fatit të tyre”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, nëpërmjet një videomesazhi nga njësia administrative nr. 5 në Tiranë.

Basha tha se “gjatë ditës së djeshme kemi vizituar dhjetëra biznese në zonën e “Xhamllëku”, ndërsa sot do jemi këtu me qytetarë, me pronarë dhe me punonjës të bizneseve të vogla, për të parë se si është situata aktuale. Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që të bie në sy që në fillim është numri i njerëzve nëpër dyqane shumë i vogël, dy-tre lokale janë të hapura, ndërsa numri i njerëzve që pinë kafe zakonisht, por tani ne do të bisedojmë me ta a kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë, si është shtrëngesa për shkak të konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar së bashkua se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike, ku për fat të keq qeveria në vend se të ishte në krah të biznesit të familjeve në nevojë, i ka braktisur në mëshirë të fatit të tyre dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për të ndihmuar ata por, një grup njerëzish dhe kjo është arsyeja se kriza ekonomike është me e thellë se në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, dhe në qoftë se vazhdon kështu kriza do thellohet dhe më shumë dhe kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin”.

Në vijim Basha tha se “hapi i parë është që lekët të shkojnë tek njerëzit. T’i japim fund prokurimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë parat e njerëzve dhe t’i kthejmë ato në pagesa direkt në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë për njerëzit që kanë humbur vendet e punës dhe së dyti, përfitime për çdo biznes, sepse dhe statistika e fundit rezulton se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga VKM gjysmake të qeverisë nuk i kanë marrë këto para akoma”. /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – Ngrohja e thellë e oqeaneve kërcënon jetën detare
Artikulli tjetër8 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit/ 803 pacientë kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë