Ballina Flash

STUDIM – Ngrohja e thellë e oqeaneve kërcënon jetën detare

KANBERRA, 26 maj /ATSH-DPA/ – Ujërat e thellë të oqeaneve të botës po ngrohen me një ritëm më të ngadaltë, por më dramatik sesa në sipërfaqe duke sinjalizuar rrezik për krijesat që jetojnë në ujëra të thella, sipas një studimi.

Kërkimi ndërkombëtar, botuar në revistën shkencore “Nature Climate Change”, zbuloi se shpejtësia e klimës po ndodhte dy herë më shpejt në sipërfaqen e oqeanit për shkak të ngrohjes më të madhe të sipërfaqes.

Si rezultat, speciet në ujëra të thella janë më pak të rrezikuara.

“Megjithatë, deri në fund të shekullit, duke supozuar se kemi të ardhme me emetime të larta, nuk përballemi vetëm me ngrohje sipërfaqe shumë më të madhe, por gjithashtu kjo ngrohtësi do të depërtojë më thellë”, deklaroi studiuesi kryesor, Isaac Brito-Morales, student i doktoratës në universitetin ”Queensland”.

“Shpejtësia e klimës përcakton shpejtësinë dhe drejtimin e mundshëm të zhvendosjes së një specieje ndërsa ujërat e oqeanit ngrohen”, përfundoi ai./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Morawiecki: Europa ka nevojë për solidaritet gjatë krizës
Artikulli tjetërBasha: T’i japim fund tenderave sekretë dhe t’i kthejmë ato në pagesa direkt për konsumatorët dhe njerëzit në nevojë