TOKIO, 25 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonet e fundit të arkipelagut, ku ishte ende në fuqi, përfshirë Tokion, duke mundësuar për ekonominë e tretë botërore të rimëkëmbet, duke bërë thirrje gjithashtu për kujdes.
“Ne kishim kritere shumë shtrënguese për të lejuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ne gjykuam që këto kritere u përmbushën”, deklaroi Shinzo Abe gjatë një konference për shtyp.
Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 7 prill në Tokio dhe gjashtë rajone të tjera, përpara se të shtrihej në të gjithë Japoninë si pasojë e një përshpejtimi të fortë të numrit të rasteve të reja ditore që nga fundi i marsit.
Planifikuar fillimisht deri më 6 maj, masa e urgjencës u zgjatën në atë kohë deri më 31 maj, por irritimi i popullsisë bëri që qeveria të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më herët, më 14 maj në 39 nga 47 prefekturat që merr parasysh dhe arkipelagun, duke vazhduar të njëjtën gjë edhe në Kioto dhe Osaka.
Ky vend me 126 milionë banorë regjistron zyrtarisht 16 581 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, një shifër që është rritur vetëm me 31 njësi në 24 orë dhe numëron 830 të vdekur, shumë më pak se shifrat e regjistruara në Europë dhe SHBA./ /ec/ a.jor.























