KARACHI, 23 maj /ATSH-AFP/ – Aksidenti i një Airbus A320 në një zonë residenciale të Karachit, në jug të Pakistanit, ka shkaktuar të paktën 97 të vdekur dhe dy të mbijetuar, sipas një bilanci të publikuar nga autoritetet.
Avioni i kompanisë “Pakistan International Airlines” (PIA) u rrëzua mbi një grup shtëpish që ndodheshin pranë aeroportit të Karachit.
“Të gjithë pasagjerët dhe antarët e ekuipazhit ishin përfshirë në këtë bilanc dhe operacionet e shpëtimit përfunduan sot”, theksoi Ministria e Shëndetësisë së provincës Sindh.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















