Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët, instrumenti për nxitjen e prodhimit “Made in Albania”

TIRANË, 23 maj/ATSH/ “Shqipëria ka nevojë të rrisë prodhimet dhe kush merret me bujqësi apo blegtori duhet ta shtojë prodhimin “Made in Albania”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa theksoi se Qeveria ka krijuar instrumentet për mbështetje në këtë drejtim.

Duke folur për çeljen në 29 maj të skemës Kombëtare të mbështetjes për fermerët, Balla sqaroi hapat që duhen ndjekur për të qenë pjesë e kësaj skeme.

“Ju keni nevojë për mbështetje dhe Qeveria jonë ka krijuar instrumentet t’ju mbështesë. Kjo mbështetje merret thjesht në vetëm 4 hapa: Regjistrohu në e-Albania me të dhënat e kartës tuaj të identitetit; zgjidh shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët’’; zgjidh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni dhe dërgoje”, tha Balla./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.