UASHINGTON, 21 maj /ATSH-DPA/ – Senati konfirmoi sot kongresmenin republikan, John Ratcliffe, si kreun e Inteligjencës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Senati, i mbizotëruar nga republikanët, votoi 49 me 44 për emërimin e Ratcliffe-it.
Vitin e kaluar, Trump propozoi për herë të parë emërimin e republikanit nga Teksasi për këtë pozicion, por ai u tërhoq mes shqetësimeve për kualifikimet e tij.
Presidenti e zgjodhi për herë të dytë Ratcliffe-in, mes kritikash të ashpra nga demokratët për politizimin e komunitetit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. / /sara/























