BARCELONA, 19 maj /ATSH/- Njerëzit që jetojnë brenda një kilometri nga plazhet e Barcelonës do të jenë në gjendje t’i rikthehen rërës e diellit që nga e mërkura, njoftoi Këshilli i qytetit, sipas “The Guardian”.
“Nga nesër, njerëzit do të mund të marrin rreze dielli dhe të pushojnë në plazhet e kryeqytetit katalanas, përsa kohë që respektojnë distancimin shoqëror”, tha nënkryetari i bashkisë për Sigurinë, Albert Batlle.
Sidoqoftë, njerëzit nuk do të lejohen të notojnë dhe të rrinë më shumë se një orë në plazh”, shtoi ai.
Ata, gjithashtu, duhet t’u përmbahen edhe orareve të vendosura për aktivitetet dhe për grupmoshat e ndryshme që i zhvillojnë ato.
Ashtu si rajoni i Madridit, edhe disa pjesë të zonës metropolitane të Barcelonës mbeten në fazën paraprake të heqjes së bllokimit, ndërkohë që 70% e Spanjës ka kaluar në fazën tjetër./ /ervo/


















