Ballina Flash

Rinis trajnimi për mjeshtëritë e restaurimit të gurit, drurit dhe suvasë

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Mjeshtrat e restaurimit të gurit, drurit dhe suvasë do të rinisin në muajin qershor trajnimin për modulin e pestë të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

Ky kurs organizohet nga CHwB Albania në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë e Vlorë, drejtoritë rajonale të Formimit Profesional Publik në Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë e Vlorë, si dhe shkolla e mesme profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat.

Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjetikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria suedeze.

Ky kurs intensiv 6-mujor i certifikuar do të zhvillohet në periudhën qershor-nëntor 2020. Për të aplikuar pjesëmarrësit duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional.

Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të licencuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt cubash dhe i paligjshëm
Artikulli tjetërRiatdhesimet/ Air Albania publikon datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen nga 29 maj-1 qershor