STAMBOLL, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Me Stambollin të bllokuar nga kufizimet për shkak të koronavirusit, ujërat e Bosforit të zbrazura nga trafiku detar dhe të çliruara nga ndotja po mbushen me delfinë.
Ndërsa metropoli turk jeton ditën e tretë një shtetrrethim total ndaj Covid-19, i cili do të vazhdojë edhe nesër, që përkon me festën kombëtare kushtuar përkujtimit të Ataturkut, tek të rinjtë, natyra dhe sportet vazhdojë të rikthehen si më parë.
Mediet turke janë plot me imazhe të delfinëve në ujërat e ngushticës, madje edhe në afërsi të brigjeve dhe në sfondin e vendeve ikonike të tilla si Ura e parë e Bosforit dhe Xhamia Blu.
Sipas ekspertëve, pastërtia e ujërave gjithashtu është përmirësuar edhe nga migrimi sezonal i peshqve të tjerë nga deti Marmara në Detin e Zi./ /os/ a.jor.























