Ballina Bota

VILNIUS – Lituania, Letonia dhe Estonia hapin kufijtë

VILNIUS, 16 maj /ATSH-MIA/ – Lituania, Letonia dhe Estonia kanë hapur kufijtë, duke krijuar grupin e parë të udhëtarëve në Bashkimin Europian, me shpresën për të përmirësuar ekonominë e goditur nga pandemia e koronavirusit.

Dhjetëra oficerë të policisë kufitare hoqën shenjat e automjeteve që sinjalizojnë ndalimin në kufi. Mediet lokale raportuan se më pas ata u mblodhën përgjatë rrugës për të ngrënë tortë dhe për të pirë kafe.

“Kemi një festë të vogël për rihapjen e kufirit”, deklaroi oficeri, Martin Maestul pasi automjetet kaluan sërish në autostradën e rihapur të rajonit.

Grupi baltik i udhëtarëve është një mundësi për të rifilluar biznesin dhe një fije shprese për njerëzit, jeta e të cilëve po kthehet në normalitet”, theksoi kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Montreali njofton planin për biçikletat dhe këmbësorët për sezonin veror
Artikulli tjetër“Heronj shqiptarë”/ Mirela Gjakrosa, mësuesja e angazhuar për t’i dhënë dije nxënësve edhe online