Ballina Bota

GJERMANI – Instituti i njohur refuzon vaksinimin e detyrueshëm ndaj koronavirusit

BERLIN, 16 maj /ATSH-DPA/ – Kreu i institutit më të njohur shëndetësor gjerman ”Robert Koch” (RKI) është kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të mendojmë për vaksinimin e detyrueshëm”, deklaroi presidenti i këtij instituti, Lothar Wieler, në qytetin Schwerin në Gjermaninë Veriore.

”Qytetarët me siguri do të ishin aq të zgjuar sa të dinin kur ekzistonte një vaksinë e sigurt që promovonte shëndetin e tyre”, tha ai.

Një grup pune u themelua në RKI disa javë më parë për t’u përqëndruar në temën e një vaksine.

Sapo të bëhet një vaksinë, ky grup do të kujdeset se cilat grupe të popullsisë mund të vaksinohen dhe mënyrën se si./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFISHË TEKNIKE – Bilanc global i COVID -19, më shumë se 1 618 000 të shëruar
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 17 maj 2020