FOKUS – 5% e popullsisë spanjolle e infektuar me COVID-19

MADRID, 13 maj/ATSH-AFP/- Sipas një studimi të publikuar sot nga qeveria, vetëm 5% e popullsisë spanjolle është infektuar me koronavirusin e ri, por kjo normë rritet mbi 10% në rajonin e Madridit dhe në zona të tjera të qendrës së vendit.

“Studimi zbuloi se 5% e popullsisë spanjolle ka qenë në kontakt me virusin, pak më shumë se 2 milionë njerëz”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, duke komentuar rezultatet e para të pjesshme të këtij studimi të kryer mbi më shumë se 60 000 njerëz.

Shkalla e prevalencës është 11,3% në rajonin e Madridit, që po kërkon nga qeveria autorizimin për të filluar hapjen javën në vazhdim, pasi u përjashtua nga ky proces i nisur të hënën në një pjesë të vendit.

Ky studim tregon se vendi, një nga më të prekurit në botë nga pandemia, është larg një niveli të mjaftueshëm, i vlerësuar në 65-70%, për të arritur imunitetin kolektiv dhe për të shmangur një valë të dytë epidemie./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.