TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me dhjetëra tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë.
“Puna është copë-copë, dy-tre veta kanë ardhur, pesë shitje për dy javë. I kemi hequr, sepse s’ka punë, s’të leverdis”, i tha një tregtar, Bashës.
“Këtë duhet të kishte bërë shteti, ata të pestë t’i mbante me rrogë nga taksat tuaja se taksat për këtë punë duheshin”, – u shpreh Basha.
Një tregtar i tregoi se ka mbajtur në punë 3 vetë dhe ka hequr 3 të tjerë, ndërsa pagesën e ndihmës nuk e kanë marrë.
“Është për t’u paguar qiraja, sigurimet shoqërore. Dyqani me të vërtetë ka një javë që është hapur, por xhiroja është në nivelet më minimale”, – i tha një tregtar Bashës.
“Paret po shkojnë tek pesë njerëz. Si përpara pandemisë, si përpara tërmetit pesë njerëz marrin të gjitha paret e taksave tuaja”, – tha kreu i PD.
/gj.m/j.p/r.e/























