Ballina Flash

Rinisja e mësimit në shkollat e mesme/ Bashkia e Gjirokastrës dezinfekton mjediset

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës po vijon dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave, për t’i krijuar mundësi nxënësve që të kenë ambiente të sigurta kur të rikthehen në klasat e tyre.

Ditët e fundit punonjësit e bashkisë kanë kryer dezinfektimin e gjimnazit “Siri Shapllo”, në kuadër të përgatitjes të infrastrukturës arsimore, përpara fazës së procesit konsultues të Maturës Shtetërore.

Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër ka marrë të gjitha masat masat paraprake për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare për këto institucione në kuadër të zbatimit të masave dhe parandalimit të virusit COVID-19.

Procesi i dezinfektimit do të vijojë edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit gjirokastritë.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vijon rehabilitimi i portave të shkarkimit në HEC-in e Fierzës
Artikulli tjetërMUZIKË – Guns’n Roses anulon turneun në Europë për shkak të COVID-19