Ballina Bota

RUSI – Përmirësohet gjendja e kryeministrit Mishustin nga COVID-19

MOSKE, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Gjendja shëndetësore e kryeministrit rus Mihail Mishustin, i cili po mjekohet për koronavirus në një institucion shtetëror mjekësor, po përmirësohet.

Lajmin për ecurinë e shëndetit të kryeministrit e bëri sekretari i shtypit të kryeministrit, Boris Belyakov.

“Mjekët vërejnë një dinamikë pozitive në gjendjen e tij”, tha Belyakov.

Mishustin u diagnostikua me koronavirus më 30 prill.

Belyakov saktësoi gjithashtu se Mishustin është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Vladimir Putin dhe anëtarët e qeverisë. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI- Zoom sfidon Tik Tok: miliona shkarkime
Artikulli tjetërFOKUS – Mbi 1,5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën