Ballina Bota

BM – Plan gjigant për nxitjen e ecjes me biçikleta

LONDËR, 11 maj /ATSH/ – Qeveria britanike pritet të njoftojë një investim prej 250 milionë sterlinash për korsitë e biçikletave dhe të ecjes më këmbë në Britaninë e Madhe për të nxitur qytetarët që të shkojnë në punë me këto mënyra duke mënjanuar transportin publik, si pjesë e përpjekjes për të parandaluar ringjalljen e koronavirusit, sipas gazetës britanike ”The Guardian”.

Ka gjithashtu plane për të ndjekur nga afër edhe mënyrën e përdorimit të motoçikletave elektronike, që deri tani ishin të ndaluara të përdornin rrugët dhe trotuaret në Britaninë e Madhe.

Qeveria nisi një konsultim në lidhje me legalizimin e motoçikletave elektronike në mars dhe do të duhet të miratojë një legjislacion tjetër për të legalizuar përdorimin e tyre.

Mbështetësit e këtij veprimi kanë bërë thirrje për një ridizajnim themelor të sistemit të transportit për të ndihmuar në parandalimin e një rikthimi të niveleve të ndotjes së ajrit, pas përfundimit të bllokimit.

Studimet kanë treguar që ndotja e ajrit mund të luajë një rol në nivelet më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19, me zemër dhe mushkëri të dobësuar nga ajri i ndotur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e kurseve për patentë në dy faza/ Protokolli i masave, jo mbi 1 praktikant në kabinë
Artikulli tjetërPolicia e Kosovës: Nuk respektuan masat, një i arrestuar