Ballina Bota

BELGJIKË – Qeveria lehtëson masat kundër COVID-19

BRUKSEL, 11 maj /ATSH-AA/ – Belgjika po ndërmerr hapin e madh lidhur me lehtësimin e masave nga koronavirusi, duke lejuar hapjen e dyqaneve nën kushte të rrepta.

Edhe pse transporti publik në Bruksel u përfshi nga greva, drejtuesit e autobusëve nuk ndiheshin të sigurt nën masat paraprake të virusit.

Dje autoritetet lejuan që qytetarët mund të takojnë deri në katër të afërm ose miq, duke i dhënë mundësine shumë familjeve të festojnë të kufizuar Ditën e Nënës.

Disa spitale filluan trajtimin e pacientëve me probleme jo urgjente dhe gjykatat u hapën përsëri, por me orar të kufizuar.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në transportin publik dhe tashmë shumë pronarë dyqanesh kanë kanë dezinfektuar ambjentet duke i bërë gati për hapje./ /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma Zgjedhore/ Hajdari: Mbledhja e radhës të mërkurën për çështjen e sistemit zgjedhor
Artikulli tjetër“Premtim i mbajtur”/ Nis procesi i legalizimit tek kodra e 26 marsit në Ksamil