Ballina Flash

Turqia ul ndjeshëm prodhimin e makinave

STAMBOLL, 10 maj /ATSH-AA/ – Prodhuesit e automjeteve në Turqi prodhuan 352 309 automjete, përfshirë automobila dhe automjete komerciale, në periudhën janar-prill 2020, sipas një raporti sektorial.

”Prodhimi i automjeteve në Turqi shënoi rënie me 28 % në bazë vjetore për shkak të mbylljeve të fabrikave në mes të pandemisë së koronavirusit”, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve.

Rreth 82 % e automjeteve të prodhuara u eksportuan, duke shënuar një rënie vjetore prej 33 % në 286 963 njësi në katër muajt e parë të këtij viti.

Eksportet e automobilave të vendit arritën afro 7,8 miliardë dollarë në periudhën katërmujore, 27 % më pak se një vit më parë.

Për dallim nga prodhimi, tregu i përgjithshëm i shitjeve të automjeteve në Turqi u rrit me 27 % në baza vjetore, me 155.873 automjete.

Prodhuesit më të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota, kanë fabrikat e tyre në Turqi, një nga tregjet më të mëdha në botë të shitjes së automjeteve. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – Arabia Saudite konferencë donatorësh për Jemenin e shkatërruar nga lufta
Artikulli tjetërOperacioni humanitar/ Vijon ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar