Ballina Flash

E shtuna e pensionistëve në kryeqytet

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje me pensionistë të cilët mbushën rrugët e Tiranës mëngjesin e sotëm, në fashën orare të lejueshme për ta pas 5 ditësh izolim.

Pamjet e transmetuara nga Kryeministri janë nga sheshi “Nënë Tereza”, tek Kryeministria, Piramida, në “Ali Dem”, tek pedonalja etj. Një pjesë e pensionistëve shihen të relaksuar duke shijuar natyrën të ulur në stolat e parqeve jo më shumë se dy persona të ulur pranë njëri-tjetrit ndërsa një pjesë tjetër kanë lëvizur duke shëtitur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Nga pamjet, pensionistët shihen që dhe gjatë kësaj fundjave i respektuan rregullat  e distancimit social dhe gjithashtu kishin vendosur maska për t’u mbrojtur nga virusi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Europës, ekspozohen punimet e nxënësve gjatë periudhës së karantinës
Artikulli tjetërProjekti i BE-së në Maliq/ Përmirësim i infrastrukturës për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet