Ballina Bota

BJELLORUSI – Paradë e madhe ushtarake për 9 Majin pavarësisht koronavirusit

MINSK, 9 maj /ATSH-AFP/ – Bjellorusia festoi sot 75-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste me një paradë ushtarake dhe ngjarje publike pavarësisht pandemisë së koronavirusit, që presidenti e cilëson si “psikozë”.

Ashtu si çdo vit, kjo Republikë autoritare e ish-Republikës sovjetike e vendosur mes Rusisë dhe Bashkimit Europian tregoi potecialin e saj ushtarak, me një paradë prej 4 000 ushtarësh dhe dhjetëra automjete ushtarake dhe aeroplanë.

Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë me grusht hekuri që nga viti 1994, mori pjesë në paradën në Minsk me zyrtarë të lartë, në një tribunë të izoluar.

Zakonisht i pranishëm, asnjë nga fëmijët e tij – në veçanti djali i tij Nikolai nganjëherë i prezantuar si një pasardhës i mundshëm – ose nipër e mbesa nuk morën pjesë në ceremoni, sipas një gazetari.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për gjetjen e zgjidhjeve alternative për të festuar 75-vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë, me qëllim për të mos rrezikuar jetët njerëzore.

Rusia fqinje i shtyu festimet për një datë tjetër./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProvimet e maturës, Vrapi: Korrigjimi do të bëhet në mënyrë dixhitale
Artikulli tjetërSoreca: BE mbështetje financiare Shqipërisë për kapërcimin e krizës së COVID-19 dhe rindërtimin pas tërmetit