Ballina Bota

GJERMANI – ”Lufthansa”: Bisedime me qeverinë për paketën e shpëtimit

FRANKFURT, 8 maj /ATSH-DPA/ – ”Lufthansa” konfirmoi se është në bisedime me qeverinë gjermane në lidhje me një paketë shpëtimi prej 9 miliardë eurosh.

”Në këmbim të paketës së stabilizimit, qeveria federale ka propozuar pjesëmarrjen në kompani deri në 25% plus një aksion, si dhe një vend në bordin mbikëqyrës”, njoftoi linja ajrore.

Gjithashtu po diskutohet pagesa e dividentëve në të ardhmen.

”Lufthansa” theksoi se negociatat janë ende në vazhdim. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalianji takon fermerët në Lushnjë: Bujqësia pa asnjë ndihmë
Artikulli tjetërInflacioni në muajin prill shënon 1.9%