MOSKË, 7 maj /ATSH-DPA/ – Pak para 75-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë në fund të Luftës së Dytë Botërore në Europë, presidenti rus, Vladimir Putin telefonoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron.
“Ky përvjetor është një e mirë e përbashkët për vendet tona”, deklaroi Kremlini pas telefonatës me Macron.
Krerët e shteteve shkëmbyen urime dhe i uruan veteranëve shëndet dhe mirëqenie.
Putin kujtoi veçanërisht performancën e pilotëve francezë që luftuan me Ushtrinë e Kuqe.
Fillimisht Macron kishte planifikuar të shkonte në Moskë për një paradë të madhe fitoreje që do të mbahej më 9 maj.
Trump ishte gjithashtu i ftuar, por konfirmoi se e kishte anuluar.
Festimi u shty përfundimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Krahas Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, Franca ishte një nga fuqitë fitimtare të përfshira në humbjen e Gjermanisë naziste./ /sara/























