Ballina Bota

SHBA – Papunësia në nivele historike si pasojë e COVID-19

UASHINGTON, 6 maj /ATSH-AFP/ – Pandemia ka ndikuar në ekonominë amerikane si një cunami, vala e të cilit ka marrë shumë vende pune dhe shkalla e papunësisë në muajin prill pritet të arrijë një nivel historik, ndërkohë që 30 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë që prej fillimit të krizës.

Niveli i papunësisë, që do të publikohet të premten, mund të arrijë në 20%, rreth dy herë më shumë se ai që u përball vendi në momentin më të keq të recesionit të madh të vitit 2009.

Disa ekonomistë parashikojnë 28 milionë vende pune të humbura. Në krahasim, 8,6 milionë punonjës humbën vendin e punës gjatë dy viteve të krizës financiare botërore.

Vala e parë e humbjeve të vendeve të punës ka prekur kompanitë ajrore dhe hotelet, më pas restorantet dhe uzinat pas urdhërit për mbylljen e tyre.

Shpejtësia me të cilën tregu i punës ka kaluar nga forma e saj më e mirë në 50 vjet, në gjendjen më të keqe në historinë e fundit, e bën çdo krahasim të vështirë, për statistikat e Departamentit të Punës (BLS) që realizojnë këtë raport mujor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga Tiranë-Ndroq lehtësisht më e aksesueshme/ Përfundojnë riparimet emergjente
Artikulli tjetërPërfituesit e paketës së dytë mbështetëse/ Tatimet thirrje bizneseve: Aplikoni për ndihmën financiare të punonjësve