BRUKSEL, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Në Belgjikë, në 24 orët e fundit janë raportuar 97 vdekje të reja që lidhen me pandeminë Covid-19, 57 prej të cilave në spitale ndërsa 40 në azile të moshuarish.
”Numri i viktimave në vend është rritur në 8 016”, theksuan autoritetet shëndetësore në buletinin e tyre të përditshëm, duke theksuar se 53% e viktimave totale vdiqën në rezidencat për të moshuarit
Janë regjistruar 242 raste të reja, për gjithsej 50.509 që nga fillimi i epidemisë. Sa për spitalet, situata vazhdon të përmirësohet: 84 persona janë shtruar në spital në 24 orët e fundit dhe aktualisht 646 pacientë janë në kujdesin intensiv (-9) dhe 387 kanë nevojë për ndihmë respiratore (-14). /os/












