Ballina Bota

SPANJË – Qeveria kufizon numrin e nxënësve në klasa

MADRID, 5 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria spanjolle planifikon të reduktojë në mënyrë dramatike numrin e nxënësve në klasa, për të kufizuar mundësinë e përhapjes së koronavirusit në shkolla, njoftuan sot mediet.

Në shumicën e rajoneve, numri maksimal i fëmijëve të lejuar në një klasë është 28 në shkollën fillore dhe 40 në arsimin e mesëm.

Rregullat e reja nënkuptojnë se nuk mund të mësojnë më shumë se 15 nxënës në të njëjtën kohë.

“Nuk kishte para të mjaftueshme për të ndarë hapësirat e klasave dhe për të sjellë më shumë mësues”, deklaroi ministrja e Arsimit, Isabel Celaa. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak5 Maji/ Lleshaj: Të përkushtuar që vepra e tyre të vijohet më tej nga brezat e sotëm të Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërCOVID-19/ Mjeku Alimehmeti: Prej disa javësh rastet janë minimale, lirimi i masave sipas dinamikës së situatës