Ballina Flash

FOTO/ Monedha 1 Lek në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Ngjarje të rëndësishme historike të vendit janë përdorur në vite në prodhimin e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare.

Banka e Shqipërisë publikoi sot foto të monedhës 1 Lek të vitit 1969, dizenjimi i së cilës përkujton 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Pjesa e përparme e monedhës paraqet gdhendjen e imazhit të skulpturës “Partizani Fitimtar”, realizuar nga Odhise Paskali dhe e vendosur në Mathauzen, Austri, në vitin 1968. Ndërkohë, pjesa e pasme e monedhës mban stemën e Republikës Popullore të Shqipërisë të rrethuar nga yje dhe vitet 1944-1969. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni humanitar/ Shpërndahen ndihma pranë 95 familjeve në Belsh
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Po punojmë për rifuqizimin e produkteve ”Made in Italy”