Ballina Flash

SPORT – Conte dëshiron Pogba tek Interi

LONDER, 4 prill /ATSH-MIA/- Interi ka për qëllim të luftojë për lojtarin dhe mesfushorin e Manchester United, Poll Pogba, bëri të ditur “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas gazetës italiane, trajneri i “neroazurëve” Antonio Conte nuk është i impresionuar nga paraqitjet e Cristian Eriksen, i cili iu bashkëngjit ekipit në dimrin e vitit 2020 dhe dëshiron ta përforcojë mesfushën. Bëhet e ditur se Interi është financiarisht i gatshëm ta paguajë dëmshpërblimin, por do të kërkojë nga Pogba që t’i ulë pagën.

Në sezonin 2019/20, Pogba luajti në tetë ndeshje të Mançester United. Francezi 27-vjeçar e humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të problemit me nyjën e këmbës. Vlera e tij në tregun e futbollit vlerësohet 80 milionë euro. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGIZ dhuron 292 veshje mbrojtëse për stafet e shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në disa bashki
Artikulli tjetër900 foshnje erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë periudhës së pandemisë