LONDER, 4 prill /ATSH-MIA/- Interi ka për qëllim të luftojë për lojtarin dhe mesfushorin e Manchester United, Poll Pogba, bëri të ditur “La Gazzetta dello Sport”.
Sipas gazetës italiane, trajneri i “neroazurëve” Antonio Conte nuk është i impresionuar nga paraqitjet e Cristian Eriksen, i cili iu bashkëngjit ekipit në dimrin e vitit 2020 dhe dëshiron ta përforcojë mesfushën. Bëhet e ditur se Interi është financiarisht i gatshëm ta paguajë dëmshpërblimin, por do të kërkojë nga Pogba që t’i ulë pagën.
Në sezonin 2019/20, Pogba luajti në tetë ndeshje të Mançester United. Francezi 27-vjeçar e humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të problemit me nyjën e këmbës. Vlera e tij në tregun e futbollit vlerësohet 80 milionë euro. /os/
