Ballina Flash

SOFT NEWS – Pence kërkon ndjesë për… maskën!

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka shprehur keqardhjen e tij për vizitën në një klinikë pa maskë fytyre javën e kaluar, pas kritikave të mëdha.

”Po testohem rregullisht për koronavirusin dhe për këtë arsye nuk mendova se një masë e tillë ishte e nevojshme”, tha Pence për ”Fox News”.

“Por, unë duhet të kisha veshur një maskë në këtë klinikë”, pranoi ai.

Pence nuk mbajti maskë gjatë vizitës së tij të martën e kaluar, edhe pse është e detyrueshme.

Pasi u kritikua, Pence më pas veshi një maskë në një vizitë fabrike në Indiana.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kjo masë është vullnetare dhe se ai kishte vendosur të mos vishte maskë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Më shumë se gjithçka gjatë pandemisë italianëve u mungoi… akullorja!
Artikulli tjetërPërkujtohet sot beteja e Sfetigradit, një nga kryesoret e ushtrisë shqiptare e komanduar nga Skënderbeu