Ballina Flash

“Heronj shqiptarë”/ Besmira Demçe, larg familjes së saj dhe pranë njerëzve në nevojë

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Besmira Demçe është infermiere tek Neurologjia, që gjendet pranë pacientëve në pavijonin e parë prej 6 vitesh. Tani ajo është në vijën e parë të frontit të luftës.

Përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot shembullin e Besmirës e cila punon në 3 turne.

Në këtë kohë të vështirë, ajo është larg familjes së saj dhe pranë njerëzve në nevojë. E përkushtuar e plot solidaritet.

Ajo shprehet: ”Kjo kohë ka qenë shumë e vështirë për të gjithë. Frika ime më e madhe ka qenë mos të infektoja dy fëmijët e mi, duke qenë se COVID-19 na shoqëron kudo, por do ia dalim”.

Edhe vajza e Besmirës dëshiron të bëhet infermiere kur të rritet.

/m.m//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Vdekjet nga koronavirusi mund të arrijnë deri në 100 mijë
Artikulli tjetërShahini: Platforma “akademi.al”, qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore