Shahini: Platforma “akademi.al”, qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka informuar se përmes platformës “akademi.al” janë regjistruar qindra video mësimore në ndihmë të ndihmë të maturantëve.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Shahini ka thënë se është mundësuar regjistrimi i videove të reja me zgjidhje detyrash për maturën shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve.

“Të dashur maturantë. ‘akademi.al’, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma ‘akademi.al’. Suksese!”, tha Shahini. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.