Ballina Flash

TEKNOLOGJI – ”Apple”” i reziston koronavirusit

NJU JORK, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Apple” i reziston koronavirusit që e detyroi atë të mbyllte dyqanet e saj.

Në tremujorin e dytë të vitit fiskal, të ardhurat e Cupertinos u rritën me 1% duke arritur në 58,3 miliardë dollarë.

Performanca e ”Apple” tregon se si riorientimi i kompanisë ndaj shërbimeve po jep rezultat.

Në fakt, të ardhurat nga shërbimet u rritën me gati 17% në 13,35 miliardë, të paktën duke balancuar pjesërisht rënien prej 3.4% në 44,97 miliardë në të ardhurat nga iPhone, iPad dhe Mac.

“Megjithë ndikimin e paparë të Covid-19, ne jemi të kënaqur të raportojmë se Apple po rritet në tremujorin e nxitur nga shërbimet elektronike dhe pajisjet”, deklaroi CEO i kompanisë, Tim Cook.

“Ne krijuam një fluks parash prej 13,3 miliardë dollarësh në tremujor, një rritje prej 2,2 miliardë në krahasim me vitin e kaluar. Ne kemi besim në të ardhmen tonë dhe vazhdojmë të bëjmë përparim të rëndësishëm investimesh në të gjitha fushat e biznesit tonë për të pasuruar jetën e klientëve tanë”, theksoi shefi financiar i ”Apple”, Luca Maestri. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Për të pestën ditë radhazi rekord i rasteve me COVID-19
Artikulli tjetërVIDEO-FOTO/ Drejt përfundimit rehabilitimi i vijës liqenore deri në Tushemisht, destinacioni ideal për plazh këtë vit në Pogradec