BANGKOK, 3 maj /ATSH-DPA/ – Tajlanda rihapi sot disa biznese, ku njerëzit u lejuan të ktheheshin në restorante, tregje, parqe dhe klube sportive, pasi qeveria lehtësoi masat kundër koronavirusit.
Mediet tajlandeze raportuan se rrugët në të gjithë vendin ishin mbushur me makina dhe njerëz, pasi qeveria njoftoi lehtësimin e parë të masave.
“Gjatë ditëve të kaluara, ka patur shumë udhëtime”, deklaroi komandanti i lartë i ushtrisë, gjenerali Pornpipat Benyasri, duke paralajmëruar se publiku mund të ketë keqkuptuar situatën.
“Nuk ka asnjë masë nga qeveria që nënkupton se nuk duhet të tregoheni me të kujdesshëm”, shtoi ai.
Pornpipat shtoi se udhëtarët do të përballen me kontrolle shëndetësore në pikat e kontrollit. / /sara/













