NJU JORK, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Anullimi i qirave është synimi ambicioz i qytetarëve amerikanëve në këtë kohë pandemie.
Ata duan të bindin qeverinë të pezullojë pagesën e qirave dhe hipotekave derisa koronavirusi të ketë humbur kontrollin e tij mbi ekonominë.
Lëviza e krijuar për këtë qëllim bën thirrje duke u organizuar në internet me hashtagun #CancelRent# në mediet sociale.
Për të anuluar pagesën e qirave dhe hipotekave, qeveria duhet të ndërhyjë në tregun e pasurive të patundshme, kontratat private dhe të urdhërojë bankat dhe pronarët e shtëpive të mos mbledhin pagesa.
Me përhapjen e kërkesave për pezullimin e pagesave, pronarët e shtëpive u kërkojnë autoriteteve të mos ndërhyjnë duke bërë kështu do të nënkuptonte nxitjen e pasojave të rrezikshme midis falimentimeve dhe më pak të ardhura për shtetet. /os/












