IKSHPK: 18 të shëruar dhe 11 raste të reja me COVID-19

PRISHTINE, 3 maj /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19 dhe 18 persona të shëruar.

IKSHPK bëri të ditur se sot janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

Sot më 3 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes.

Gjatë javës së fundit (26 prill deri më 2 maj 2020) janë raportuar rastet pozitive, të shëruara dhe rastet e vdekjes sipas të gjitha komunave në Republikën e Kosovës: Ferizaj (56 raste të shëruara), Malishevë (3 raste pozitive dhe 3 të shëruar), Prizren (25 raste pozitive dhe 15 të shëruar), Pejë (24 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes), Prishtinë (1 rast pozitiv dhe 29 të shëruar), Viti (4 raste pozitive dhe 16 të shëruar), Gjilan (5 raste të shëruara dhe 1 rast i vdekjes), Kamenicë (5 raste pozitive dhe 14 të shëruar), Suharekë (3 raste pozitive dhe 9 të shëruar), Mitrovicë e Veriut (8 raste pozitive, 8 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Vushtrri (15 raste të shëruara), Zveçan (3 raste pozitive dhe 7 të shëruar), Rahovec (5 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Zubin Potok (2 raste pozitive, 10 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Shtime (2 raste pozitive), Gjakovë (4 të shëruar), Leposaviq (4 raste pozitive, 3 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Podujevë (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Fushë Kosovë (3 raste të shëruara), Hani i Elezit (6 të shëruar), Kaçanik (5 raste pozitive), Skenderaj (5 raste të shëruar), Klinë (1 rast i shëruar), Deçan (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Dragash (1 rast pozitiv), Drenas (1 i shëruar) dhe Mitrovicë (6 raste pozitive).

Raportimi javor prej 26.04-02.05.2020 nga mostrat e marra në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sipas datave respektive janë këto rezultate:

26 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 3 të shëruar dhe 1 i vdekur,

27 prill nga 36 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar dhe 2 të vdekur

28 prill nga 22 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.

29 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.

30 prill nga 37 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar.

1 maj nga 32 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.

2 maj nga 34 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.

/KosovaPress/ /e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.