BERLIN, 3 maj /ATSH-ANSA/- Kishat në Gjermani kanë rihapur dyert e tyre për besimtarët, megjithëse funksionimi i tyre do të jetë shumë i ndryshëm nga ai që ishte para bllokimit.
Pas javësh bisedimesh me specialistët e shendetësisë janë futur rregulla të rrepta për të parandaluar infeksionet nga koronavirusi.
Kishat do të kufizojnë numrin e pjesëmarrësve dhe njerëzit do të duhet të mbajnë të paktën dy metra larg.
Këndimet janë të ndaluara, ku sipas zyrtarëve shëndetësorë mund të ndihmojnë përhapjen e virusit në ajër, dhe priftërinjtë duhet të veshin maskën kur japin meshën.
Rihapja e kishave është vetëm lehtësimi i fundit në kufizimet e Gjermanisë që nga 22 marsi, ndërsa nesër do t’u mbetet shkollave të rihapin nga klasa e pestë e lart./ /os/ a.jor.












