Ballina Uncategorized

SEUL – Koreja e Jugut njofton lehtësimin e masave të distancimit social

SEUL, 3 maj /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut njoftoi sot një lehtësim, duke filluar që nga java e ardhshme, të masave të distancimit social, pas rënies së numrit të rasteve me koronavirusin e ri në vend gjatë ditëve të fundit.

Duke filluar nga dita e mërkurë grumbullimet dhe evenimente ët shumta do të lejohen, me kusht që ato të zbatojnë masat e dezinfektimit”, njoftoi sot kryeministri, Chung Sye-kyun gjatë një takimi të qeverisë.

Shtyrë për shkak të epidemisë, sezoni i ri i disa kompeticioneve sportive profesionale, mes të cilave bejzbolli dhe futbolli, do të fillojnë në ditët e ardhshme. Takimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Qeveria do të njoftojë këtë javë datat për rihapjen e shkollave, që mendohet të rifillojnë në mes të muajit maj”, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHONG KONG – Qeveria shpërndan maska për 7.4 milionë qytetarë
Artikulli tjetërJava e Europës 2020 festohet virtualisht/ Performanca muzikore nga 4 deri në 10 maj