HONG KONG – Qeveria shpërndan maska për 7.4 milionë qytetarë

HONG KONG, 3 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria e Hong Kongut do të shpërndajë javën e ardhshme maska të ripërdorshme për 7,4 milionë qytetarë, pasi territori po përgatitet të heqë disa kufizime kundër koronavirusit.

Shpërndarja e tyre do të vijë pas lehtësimit të kufizimeve të shëndetit publik, duke përfshirë rihapjen e bibliotekave dhe qendrave të palestrës në natyrë.

Mikrobiologu kryesor, Yuen Kwok-yung, një mbështetës i hershëm për përdorimin e maskave në përgjigje të koronavirusit, deklaroi se me përdorimin e tyre dhe numrin në rënie të rasteve të reja, qyteti duhet të jetë në gjendje të lehtësojë masat e distancës sociale dhe rifillimit të ekonomisë.

Yuen shtoi se maskat do të përmbajnë filtra të ripërdorshëm që mund të zëvendësohen. Vetë maskat mund të lahen dhe të ripërdoren deri në 60 herë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.