Ballina Flash

Taskforca, inspektime në 3 subjekte fason në qarkun e Elbasanit

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Në qarkun e Elbasanit, grupet e kontrollit kanë kryer sot inspektime në 3 subjekte fason nëpërmjet aplikacionit Google Form.

Në një prononcim për ATSH-në prefekti Maksim Malaj tha se “dy grupet e punës Taskforcës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Drejtoria Vendore ngritur në Qarkun Elbasan për inspektimin e subjekteve me protokoll të kuq, kanë kryer sot më datë 01.05.2020 inspektime në 3 subjekte fason nëpërmjet aplikacionit Google Form’.

Masat e marra nga subjektet për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve nga COVID-19, janë objekt inspektimi. z.tosku/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e mjediseve publike, kryebashkiaku Leli: Më tepër siguri për jetën
Artikulli tjetërStadiumi i ri i Kukësit sipas parametrave të UEFA-s, Gjici inspekton punimet