Ballina Aktualitet

Spaho: Të anulohet vendimi për rifillimin e mësimit në universitete

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi anulimin e vendimit për rifillimin e mësimit në universitete.

Spaho tha se, urdhri për fillimin e mësimit në auditoret e universitetit, është në rastin më të mirë i papërgjegjshëm dhe në rastin më të rëndë, kriminal dhe me pasoja serioze për shëndetin e studentëve dhe pedagogëve.

Spaho tha se, “ai është tregues i qartë i mënyrës se si kjo qeveri po menaxhon këtë krizë kaq të madhe që ka përfshirë tërë globin”.

“Hapja e universiteteve pa marrë mendimin e pedagogëve dhe administratorëve të tyre, mbi mundësitë që ata kanë për të garantuar distancimin social, mjetet mbrojtëse dhe dezinfektimin tërësor të ambienteve dhe pajisjeve, tregon sa të papërgjegjshëm janë klika që na drejton sot dhe sa pak e vënë në punë mendjen dhe sa pak i vret ndërgjegjja për shëndetin e qytetarëve dhe rreziqet që atyre u kanosen në javët e muajt e ardhshëm”, tha Spaho.

/gj.m//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – 269 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19
Artikulli tjetërMV – 29 raste të reja me COVID-19, 81 viktima